Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vunë zjarrin pyjeve dhe kullotave në Korçë, procedohen penalisht 7 persona

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Korçës ka vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe 4 të tjerë për veprën "Ndotja e ajrit".

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

- F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

- A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.

- E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

- O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur "Kamina", ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

- M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

- S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin.

- S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.