
Janë identifikuar dhe janë proceduar penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Qarkun e Fierit.
Bëhet fjalë shtetasit me iniciale K.S, 28 vjeç, banues në Levan, A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë dhe A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë.
Tre shtetasit dyshohet të kenë djegur gjithsej 7 hektarë tokë dhe 75 rrënjë ullinj.
Njoftimi i policisë:
Fier-Lushnje-Mallakastër
Policia identifikon dhe procedon penalisht 3 autorët e zjarreve të ndodhura në Qarkun Fier.
Konkretisht u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
K.S, 28 vjeç, banues në Levan.
Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G.B.
A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë.
Ky shtetas është autori i djegies së 7 hektarëve tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S.M.
A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë.
Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 10 rrënjëve ullinj shumëvjeçar, pronë e Manastirit të Ardenicës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.