Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vunë tritol në derë të zyrës, flet noterja: Nuk kam konflikt me njeri

Shkruar nga Newsbomb
I vunë tritol në derë të zyrës, flet noterja: Nuk kam

Një shpërthim me lëndë plasëse u raportua nga policia se ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në një zyrë noterie në kryeqytet. Mësohet se zyra e noterisë ku ishte vendosur tritoli është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe u dëmtua fasada e zyrës pasi lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së noterisë. Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe një makinë që ka qenë e parkuar aty pranë.

Pas ngjarjes grupi hetimor ka marrë në pyetje noteren për për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, ka thënë  noterja për Top Channel, ndërsa priten detaje të tjera nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese