Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e efektivit: Dyshoj se ka ndodhur për shkak…

Shkruar nga Newsbomb
I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e efektivit:

Është zbardhur dëshmia e Pëllumb Vukajt, efektivit të policisë në Shkodër, të cilët orët e para të mëngjesit iu vendos tritol në banesë.

Ai tha se nuk kishte dyshim se kush mund ta kishte bërë, teksa u shpreh se kjo mund të kishte ardhur për shkak të punës së tij.

“Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konflikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”, tha ai në dëshminë e tij.

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës efektivit 49 vjeç, u shpërthye një lëndë plasëse, nga ku u shkaktuan dëme të shumta material.

Efektivi dhe familja e tij, gruaja dhe dy djemtë, ishim në gjumë kur u zgjuan të tmerruar nga shpërthimi.

Dyshohet se aktori për të shkuar në shtëpinë e efektivit, ka kapërcyer një rrjetën teli, ka kaluar përmes një toke dhe më pas ka shkuar në banesën e Pëllumb Vukajt, ku vendosi edhe tritolin.

Pëllumb Vukaj punon prej 27 vitesh në policinë e shtetit dhe se ka drejtuar aksione anti-drogë dhe ka hetuar disa dosje të krimeve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll