Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vrari në Fier ish-futbollist i Apolonisë, trajneri i bën dedikimin e ndjerë

Shkruar nga Newsbomb

Grei Bihuci është 19-vjeçari, i cili mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 11:30 të kësaj të hëne në qendër të qytetit të Fierit. Debati mes dy të rinjve agravoi deri në përdorimin e thikës. 18-vjeçari, Florjan Muka qëlloi me thikë 19-vjeçarin i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Bihuci ka qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë dhe në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ish-trajneri Blendi Vashaku.

Vashaku kujton momentet në fushë me 19-vjeçari, teksa thotë se Bihuci ishte një djalë i mrekullueshëm që rrezatonte mirësi dhe dashuri.

Lexo edhe: Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, sherri mes të rinjve nisi për komentet në Tik Tok

Postimi i plotë:

Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese