Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I vranë të atin kur ishte 4 vjeç, Eduard Kësolla mori hakun e babait pas 26 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
I vranë të atin kur ishte 4 vjeç, Eduard Kësolla mori

Eduard Kësolla ishte vetëm 4 vjeç kur familja Tonaj i vrau të atin, Palin në vitin 1996.

Mbrëmjen e djeshme, 26 vite pas humbes së të atit, Kësolla ka marrë hak ndaj familjes Tonaj duke vrarë Prek Tonajn.

Policia e Shkodrës pas dëshmive të banorëve dhe klientëve të lokalit, këtë pasdite arrestoi 30 vjeçarin si autorin e dyshuar të vrasjes.

Kësolla i maskuar u fut në lokalin ku ndodhej Prek Tonaj, ku i kërkoi personave të tjerë të largoheshin dhe ka qendruar drejt viktimës duke i thënë se: Ti e di që na ke borxh.

Më pas ai qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj 47-vjeçarit I cili humbi jetën në vend.  Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë Kësolla ka mohuar krimin, por i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

Mësohet se Pal Ksolla ka vrarë në kohën e komunizmit vëllain e viktimës së djeshme, Nikollë Tonaj. Në vitin 1996 Pal Kësolla është vrarë nga fisi Tonaj për hakmarrje.

Por saga e vrasjeve s’ka mbaruar me kaq në 2011 do të vritej Zek Tonaj, pas një sherri me fisin Hasanaj për çështje votash. Sherri ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me vrasjen e Tonajt në një urë në Dukagjin.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Grudë të Re të Shkodrës u ekzekutua Prek Tonaj nga djali i Pal Kësollës, Eduard Kësolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese