Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I vranë djalin në mes të ditës, momenti kur nëna e Eltonit shkon te vendi i ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
I vranë djalin në mes të ditës, momenti kur nëna e

Banorët e qytetit të Fierit u tronditën sot nga vrasja 41-vjeçarit, Elton Javori. Elton Javori u vra me armë zjarri në mes të ditës rreth orës 11:00 në lagjen “11 Prilli” në Fier, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve.

Vendi ku ndodhi vrasja është vetëm 100 metra larg shtëpisë së viktimës. Tv Klan ka publikuar pamjet prekëse nga momenti kur nëna e Eltonit shkon në vendin ku u vra i biri.

E teksa nuk ka shumë informacione për ngjarjen, dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye banale. Dyshohet se 41-vjeçari është vrarë me pistoletë pas një krushqie të prishur.

Lexo edhe: Vrasja në Fier, krushqia e prishur dyshohet se çoi në ekzekutimin e 41-vjeçarit

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe fqinjët e 41-vjeçarit, të cilët e cilësojnë si një djalë të edukuar dhe të sjellshëm. Një nga fqinjët tregon se ka dëgjuar krismat, kur personi i paidentifikuar ende qëlloi me armë Elton Javorin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia për ngjarjen.

Ndërsa më herët drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se e dinë se kush është autori dhe se FNSH ka ngritur pika kontrolli për ta arrestuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese