Hapësire reklamuese

Showbiz

I vogli erdhi si bekim për çiftin, Afërdita Dreshaj zbulon arsyen pse e quajtën djalin Qiell Blu

Shkruar nga Newsbomb

Afërdita Dreshaj u bë nënë pak ditë më parë ku solli në jetë djalin e saj, i cili erdhi si një bekim në jetën e modeles dhe bashkëshortit Jakub Kindl.

Së fundmi modelja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku rrëfeu për lindjen, teksa tha se ishte një proces me lindje natyrale dhe se bukuroshja kishte zgjedhur vetë këtë proces me qëllim që ta merrte veten më shpejt. E pyetur nga fansat për emrin e djalit, Afërdita u përgjigj duke thënë se ishte ide e saj që të voglin e tyre ta quanin Qiell Blu.

“Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, ka rrëfyer Afërdita Dreshaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll