Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I vodhi paratë pacientit që vdiq nga COVID, lirohet nga burgu infermierja e Infektivit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aa03601e97110fd8f91e3806ab2b1fa6

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për infermieren e spitalit Infektiv Ronida Hysi, e cila është arrestuara disa ditë më parë nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për shkak se ajo ka një fëmijë të mitur, 2-vjeç, dhe është parë si arsye për të lehtësuar masën.

30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img