Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

I VODHI drogën bandës shqiptare, nga FRIKA trafikanti falsifikoi vdekjen e tmerrshme të tij (PAMJE TË RËNDA)

Lajme të ngjashëm

Një trafikant droge falsifikoi vdekjen e tij për të shmangur burgun duke inskenuar një foto të tmerrshme të trupit të tij, që dukej sikur ishte torturuar.

Përpjekja e guximshme e kriminelit Gabriel C dështoi dhe ai tani është burgosur për katër vjet dhe gjobitur me 16,193 £, pasi kishte marrë 113 kg kokainë nga Porti i Antwerp në vitin 2016.

Ishte hera e dytë që ai përpiqej të mashtronte autoritetet belge dhe një bandë rivale duke menduar se ai kishte vdekur. Edhe më herët ai kishte inskenuar vdekje e tij, sikur ishte mbytur në një liqen në Gambia, të Afrikës Perëndimore.

I njohur si ‘Lange Vingers’, ai u zhduk rreth një vit më parë nga frika për jetën e tij, pasi thuhet se vodhi një ngarkesë droge nga mafiozët shqiptarë.

Trafikanti Gabriel C falsifikoi vdekjen e tij për herë të dytë duke publikuar fotografi të tmerrshme të trupit të tij të torturuar, me fjalën ‘hajdut’ të gdhendur në gjoksin e tij.

Armiqtë e trafikantit sulmuan disa shtëpi dhe depo me AK-47 dhe bomba dore në kërkim të tij, shkruan “The Mirror”

Gjatë seancës gjyqësore avokati i tij i tha gjykatësit muajin e kaluar se Gabriel C ishte i penduar për veprimet e tij dhe se gruaja dhe djali i tij tre vjeç i kishin mësuar atij që të merrte përgjegjësitë.

Si rezultat, dënimi i tij u ul nga pesë në katër vjet. 

foto_2.jpg

wrHey.jpg

Më shumë