Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vodhi bizhuteritë të moshurës dhe goditi policin, arrestohet shqiptari në Selanik

Shkruar nga Newsbomb

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Selanikut në Greqi, pasi vodhi një grua 61-vjeçare.

Shqiptari vodhi bizhuterinë që e moshuara mbante në qafë dhe çantën dhe u përpoq që të arratisej, por një oficer që ishtë jashtë detyrës e ndoqi.

Madje shqiptari në përpjekje për të mos u arrestuar nga oficeri e goditi këtë të fundit, para se të arrestohej nga një tjetër polic në Selanik.

Tani shqiptari do të përballet me drejtësinë greke dhe rrezikon burgun deri në 4 vite për vjedhje dhe dhunë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu