Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I vodhi 550 mijë euro kryebashkiakut grek, 31-vjeçari shqiptar dënohet me 12.5 vite burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e7598d17823fb58dbf7b3d7ba5abe9bc

Një shqiptar është dënuar me 12 vite e gjashtë muaj burg nga drejtësia greke për vjedhjen e rreth 550 mijë eurove të kryetarit të Bashkisë së Zakynthos, Nikitas Aretakis. 

31-vjeçari u dënua me 21 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë, por seanca e shkurtuar bëri që shqiptarit t’i ulej dënimi.

Gjatë procesit, dëshmuan rreth 40 dëshmitarë, ndërsa të akuzuarit mohuan çdo përfshirje në çështje.

Incidenti, i cili tronditi komunitetin lokal të Zakynthos, ndodhi më 19 prill 2016. Sipas asaj që kryetari aktual i bashkisë, Nikitas Aretakis, dëshmoi për autoritetet e policisë, ai ishte duke ecur në trotuar pranë kishës, në qendër të qytetit, kur një i huaj vrapoi drejt tij.

Ai tha se autori i vjedhjes nuk e kishte mbuluar fytyrën, duke e shtyrë dhe më pas i marrë valixhen prej lëkure me rreth 550 mijë euro, të cilat ishin të destinuara për tu depozituara në bankë.

Drejtësia ka shpallur fajtor edhe një punonjës policie, i cili planifikoi grabitjen nga ana e shqiptarit.

Policia që hetoi çështjen më në fund arriti të gjejë autorin e krimit, pasi ndaj tij ishte lëshuar një tjetër urdhër arresti për një rast tjetër të grabitjes dhe dëmtimit të thjeshtë trupor.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img