Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike ndaj diktaturës, ndërron jetë Qani Sadiku, Basha mesazh ngushëllimi

Shkruar nga Newsbomb
I vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të

Qani Sadiku, një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai vuajti 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunist.

Sadiku është vlerësuar nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike ndaj diktaturës.

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut, të cilin e cilëson si legjendë të qëndresës antikomuniste.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Basha në një postim në “Twitter”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu