Hapësire reklamuese

Bota

I vizitoi Babagjyshi me korona, vdesin 26 të moshuar në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
Shtëpia e të moshuarve në Belgjikë

Të paktën 26 të moshuar në një azil në Belgjikë kanë ndërruar jetë që prej vizitës së Babagjyshit të Vitit të Ri, një vullnetar që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Një punonjës i azilit tha për media se nuk është e qartë nëse ishte Babagjyshi, ai që e solli virusin brenda ambienteve gjatë një vizite në datën 5 dhjetor në komunën Mol të Belgjikës.

Që prej asaj dite, 26 të moshuar kanë humbur jetën ndërsa 85 të tjerë, përfshi edhe 40 persona nga stafi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vatra u zbulua pak ditë pas rastit të parë, ndërsa virologu i njohur Marc Van tha se shumica e infektimeve kanë të njëjtën origjinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu