Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Laçit.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, gjithashtu raportohet të ketë pasur dëmtime edhe te banesat përreth.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet.
Kush është Skënder Lika:
Skënder Lika është një emër i njohur për policinë. Ai së bashku me djalin e tij Llej Lika akuzohen për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli më 10 dhjetor të 2021.
Ndërkohë, Llej Lika para policisë ka thënë se vrasjen e ka bërë ai, teksa ka hedhur poshtë se të përfshirë të jenë edhe babai i tij, apo Gjexhaj.
Skëndër Lika rezulton të jetë xhaxhai i Ilir Likajt, i arrestuar si autor i dyshuar i ekzekutimit të dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.
Likaj dyshohet se e kreu krimin bashkë me Bujar Lamajn dhe dy persona të tjerë duke patur lidhje me elementë kriminalë të njohur në zonën e Laçit dhe Mamurrasit.
Ekzekutimi i Rakip Rolit ndodhi rreth orës 8:45 (10 dhjetor 2021) në dalje të Sanxhakut duke shkuar për në Mamurras. Ai ishtë në makinën e tij tip “Audi A6” kur një makinë i doli në pritë dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.