Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Allias të Tiranës.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Burime për media bëjnë me dije se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”.
“Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”njofton policia.