Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I vetmi zyrtar i PD-së në ceremoninë për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, Kreshnik Çollaku zbardh të vërtetën: Kam marrë ftesë nga ambasada, për memorialin drejtojuni Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Kreshnik Çollaku

Anëtari i kryesisë së PD-së Kreshnik Collaku shpjegoi praninë e tij në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Turqisë në Shqipëri për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi të vrarë 3 vite më parë.

Duke qenë se ishte i vetmi zyrtar i PD-së që mori pjesë në aktivitetin përkujtimor, Çollaku deklaroi për ‘’A2 Neës’’ se atij i është dërguar ftesë nga Ambasada Turke.

Ai theksoi se nuk dijeni për procedurën e vendosjes së memorialit në kujtim të martirëve turq dhe përgjegjësinë ia faturoi zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës dhe selisë diplomatike të Turqisë në vendin tonë.

Deri më tani, Partia Demokratike nuk ka shprehur asnjë qëndrim për ngritjen e memorialit që përkujton të rënët në grushtin e shtetit të dështuar.


‘’Në ceremoni kam marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë.

Dita e 15 korrikut për Turqinë është shpallur dite zyrtare, dhe kjo e kategorizon si detyrim zyrtar respektimin e asaj date në marrëdhëniet ndërshtetërore.

PD si të gjitha vendet demokratike në botë nga SHBA, BE etj  e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi. Po ashtu dhe opozita turke ka dënuar grushtin e shtetit. Marrja e pushtetit përmes grushtit të shtetit nuk është vetëm çështje e politikës së brendshme në Turqi por një çështje e parimeve demokratike të cilat mbështeten në konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë, për këtë Shqipëria dhe bota demokratike e dënuan grushtin e shtetit në Turqi.

Turqia dhe institucionet e saj kanë të drejtë të shpallin ditët kombëtare dhe dëshmoret e tyre, ky nuk është tagër i yni, dhe interpretimi subjektiv është krejt pavend.

Në marrëdhëniet ndërshtetërore secila palë respekton palën tjetër në mënyrë reciproke.

Nuk kam dijeni si është zhvilluar procedura për vendosjen e memorialit, për këtë duhet t’i drejtoheni institucioneve të bashkisë ose ambasadës turke. Ne kemi respektuar ftesën zyrtare të ambasadës turke në Tiranë”, deklaroi ish-ambasori i Shqipërisë në SHBA Kreshnik Çollaku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll