Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

“I vetmi shqetësim i Ramës janë kullat që çajnë qiellin”, Meta: Kryeministri u dha leje për të shtuar katet, tani do ta kalojë me gjoba

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të amnistojë ndërtuesit e kullave pa leje përmes procedurave administrative.

Në një intervistë në Shijak TV, Meta, u shpreh se vetë Rama u ka dhënë leje  për ndërtimin e  kullave dhe tani sipas tij kërkon ta kalojë këtë thjesht me gjoba adminstrative.

“Pas 10 vitesh bën sikur është i shqetësuar nga dhjetëra kate pa leje në gradacelat që vetë u ka dhënë leje e u ka thënë të shtojnë kate pa leje e ndjek rrugën për ta kaluar këtë me pasoja të karakterit administrativ. Ndërkohë nëna 82 vjec u ndalua e u burgos për një kotec pa leje. Rama është një njeri që ka dalë përfundimisht nga cdo lloj realiteti e nuk përjeton më asnjë ndjenjë përgjegjësie që ka e është verbuar vetëm nga zerot e eurove.Shpresa më e madhe mësimi që duhet të kemi nxjerrë si qytetarë të këtij vendi që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.

Diktatura ka trokitur në gjithë aspektet që nga rënia e shtetit ligjor, zgjedhjeve. Nuk e kishim menduar që fëmijët parashkollorë do dilnin në grevë para Kryeministrise se në mënyrë arbitrare u ndërpritet edukimi e kjo ndodh në institucione mjaft solide që kanë shkëlqyer, ku vajti siguria ligjore dhe juridike në këtë vend?

I vetmi shqetësim janë oligarkët, kullat që po çajnë qiellin, si të garantojnë e mbrojnë paratë e pista e si të garantojnë linjat e trafikut. Në këto vite Shqiperia është kthyer në bazë operacionale të krimit ndërkombëtar”, u shpreh Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img