Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë: Me vëllain tim

Shkruar nga Newsbomb

Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother , Luiz Ejlli, tha se kishte vetëm një shok, i cili nuk kishte përfituar nga fama e tij. Këngëtari tregoi se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi, atëhere kur të gjithë përpiqeshin që të merrnin sado pak famë nga fama e tij, shoku i tij qëndroi i heshtur dhe asnjëherë nuk doli para kamerave.

Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij. Edhe pse eni nuk dëshironte që të shfaqej publikisht, Luizi e ka prezantuar me të gjithë fansat e tij.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto nga darka krah partneres së tij, Kiarës dhe shokut të tij, Enit.

“Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese