Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar kombit për herë të disatë këtë të premte, transmeton newsbomb.al. Ai ka akuzuar liderët europianë se nuk po veprojnë për të mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus.
Jashtë kostumit zyrtar dhe i veshur me veshje ushtarake, Zelensky tha se shtetet e mëdha kishin marrë masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus. “Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më, por ja ku është përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur”, ta ai.
Në daljen e fundit 30 minuta më parë, Zelensky shtoi se nuk është tepër vonë për të ndaluar “agresionin” rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi. I pari i Ukrainës u bëri thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.
“Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, u shpreh ndër të tjera Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
“Pushtimi i Rusisë në Ukrainë nuk është thjesht një pushtim, është fillimi i luftës kundër Europës. Kundër unitetit të Evropës. Kundër të drejtave themelore të njeriut në Evropë. Kundër të gjitha rregullave të bashkëjetesës në kontinent. Përkundër faktit se shtetet evropiane refuzojnë ndarjen e kufijve me dhunë”, vijoi ai.
Gjithë bota në fakt pret një përgjigje të ashpër nga SHBA dhe Aleatët e NATO-s për situatën në Ukrainë. Deri në përditësimin e fundit të viktimave që është bërë mëngjesin e sotëm, raportohej për 137 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. Sulmet me raketa dhe armë u drejtuan mbi civilët, aeroportet dhe bazat ushtarake.
Ndërkohë, Rusia edhe në ditën e dytë luftimeve thotë se ka shënjestruar vetëm infrastrukturën ushtarake dhe asnjë civil. Mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë prej dy ditësh pamje të pallateve dhe blloqeve të banimit që janë shkatërruar nga predhat dhe avionët bombardues rusë.
Zelensky i bëri thirrje dhe presidenti rus Vladimir Putin që të negociojë për t’i dhënë fund luftimeve. “Dëshiroj t’i drejtohem edhe një herë presidentit të Rusisë: luftimet po ndodhin në të gjithë Ukrainën, le të ulemi për bisedime për të ndaluar vdekjet.”