Greqia është duke përjetuar situatë kaotike për shkak të zjarreve të rëna në këto ditë. Përveç ekipeve të forcave zjarrfikëse dhe Emergjencave Civile, në terren kanë dalë edhe vullnetarë për të shuar flakët.
Një ndër ta është edhe shqiptari me emrin Astrit, i cili i eshte bashkuar përpjekjeve të banorëve vendas për shuarjen e zjarrit në Evia.
Në Greqi ai njihet me emrin Apostol, ndërsa në një prononcim për medien greke, i thotë gazetarit se e ndjen si detyrim të luftojë me flakët pasi Greqia për të është si në atdhe i dytë.
“E ndjej detyrim të dal vullnetar dhe të shuaj flakët. Greqia është atdheu im i dytë”, është shprehur emigranti shqiptar.
Ajo që bie në sy teksa gazetari grek e pyet për shuarjen e zjarrit, është fakti se ai mban veshur një bluzë me mbishkrimin: “Voto PS 12”, ku mesa duket është një simpatizant i Partisë Socialiste.