Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështet kombëtaren Kuq e Zi që është duke u luajtur në Tel Aviv mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Meta shihet i veshur me bluzen e kombëtares teksa shkruan “Suksese sot Kombëtares Kuq e Zi!”.
Kujtojmë që ka nisur në Tel-Aviv ndeshja e Ligës së Kombeve mes Izrealit dhe Shqipërisë, me kuqezinjtë që duhet me patjetër të fitojnë për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.