Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vendoset tritol për herë të tretë tregtarit të fruta-perimve në Lushnje (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I vendoset tritol për herë të tretë tregtarit të

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në Lushnjë këtë mbrëmje.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka qenë një shpërthim tritoli. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 në Lushnje, ku lënda plasëse është vendosur në shtëpinë e shtetases R.T, e cila përdoret nga tregtari i fruta perimeve Altin Lamçe. Mësohet se në banesë ndodhej dhe kunati i Lamçes, Arben Turku me familjarët e tij, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Arsye mendohet të jetë konkurrenca, pasi kjo nuk është hera e parë që Lamçes i vendoset lëndë shpërthyese në pronën e tij. Në dhjetor të 2022, persona të paidentifikuar hodhën një sasi lëndë plasëse, e dyshuar tritol, në banesën e Lamçes, i cili ndodhej së bashku me pesë anëtarët e familjes së tij.

Në 1 nëntor vitit 2022 nga shpërthimi i tritolit në oborrin e banesës u shkatërrua makina si dhe u thyen xhamat.Lamçe merret me tregti fruta-perimesh, ndërsa banesa ku jeton është në pronësi të kunatit që prej vitesh ndodhet në Britani, Arben Turku.

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese