Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vendoset tritol dyqanit të një avokati në Sarandë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Newsbomb
I vendoset tritol dyqanit të një avokati në Sarandë, policia

Një lëndë eksplozivi i paplasur është gjetur mëngjesin e sotëm në derën e një dyqani në Sarandë.

Bëhet me dije se është njoftuar policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Pritet që të mbërrijnë edhe forcat xhenio që të çaktivizojnë lëndën plasëse. Burime për media bëjnë me dije se eksplozivi është vendosur në një dyqan që merret me evente, por që është në pronësi të një avokati.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese