Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

I vendosën tritol se garoi në zgjedhje? Policia zbardh ngjarjen: Minatorit Elton Debreshi C4-ën në makinë ia vuri i vëllai, e arrestuam!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alfred Debreshi, vëllai i minatorit Elton Debreshi është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pasi akuzohet se i ka vendosur një sasi lënde plasëse tritol makinës së vëllait të tij, dje. Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen.

Në media u aludua se sulmi ndaj Debreshit bëhej për shkak se ai kishte ngritur zërin për minatorët dhe u përfshi në fushatën politike të 25 prillit, si kandidat i pavarur. Por në fakt, siç ka arritur të zbardhë Policia, ngjarja është krejt tjetër.

Bulqizë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku  automjetit të shtetasit Elton Debreshi, iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021,  falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore,  specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë,  bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’,  në pronësi të vëllait të tij shtetasit Elton Debreshi.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Lexo edhe: Shpërthim me tritol në Bulqizë, makina në pronësi të minatorit Elton Debreshi

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img