Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

I vëllai u mbyt, motra hedh akuza të rënda ndaj kunatës: I bënte magji, pas lindjes së vajzës ai vrau veten (SI NDODHI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f5454f2404f20563cba3aeb250eec79b

Historia e dhimbshme e një familjeje nga Tirana, e cila humbi djalin e saj të vetëm Arben Gjika në moshën 40-vjeçare, ka prekur opinionin publik.

 Motra e tij në emisionin “Me zemër të hapur” ka hedhur akuza për vdekjen misterioze të vëllait mbi bashkëshorten e tij. Vajza e vogël e shtëpisë shpreh e përlotur , dhimbjen që  i la pas largimi i parakohshëm i të vëllait nga kjo botë.

“Vëllai ndërroi jetë në moshën 40 vjeç te liqeni artificial në Tiranë. Kishte gati 7 vite që ishte martuar por para se të njihte gruan ka jetuar në Athinë. Në jemi me origjinë nga Berati dhe kur kthehej në Shqipëri, aty në shtëpi vinte një komshie e cila ishte halla e kësaj nuses. Ajo i prezantoi mbesën dhe ky u njoh me të dhe u lidhën bashke.
Im vëlla ka jetuar 7 vite në Greqi, vinte dhe ikte. Ka punuar, por pa dokumente dhe lekët që ka punuar i ka mbyllur në bankë këtu në Greqi.

Nusja shkoi vetë në Greqi se vëllai im nuk e donte aty, se si iku pa leje, si e bëri nuk e di. Mbeti në Greqi 7 vite, sa kohë ishin bashkë kjo e largoi vëllain nga të gjithë njerëzit dhe familjarët e tij. Nuk donte as t’i shkonim fare. Pas 7 vitesh u kthyen në Shqipëri, atë ditë që u nisën babai iu tha do vij unë t’ju marr. Kur u kthye nusja donte të bënte dasmë. Në 2 të natës ka mbërritur makina, në atë kohë ishte tek shtëpia tjetër e motrës sime. U mbush plot me plaçka. Vëllai im nuk bënte fëmijë prej 7 vitesh kur ajo mbeti shtatzënë.

 Të dyja ne ishim shtatzënë njëkohësisht, ajo thoshte e kam djalë po gënjente se donte ta bënte për vete vëllain tim. Sepse ajo i bënte magji vëllait, kur mbaronte magjia vëllai nuk e donte afër, kur ajo i bënte magji ai e pranonte. Unë pranova ta mbaja çupën e tyre disa ditë për të shmangur zënkat mes vëllait dhe nuses.
Vëllai nisi të rregullonte shtëpinë, por vjehrra e kërkonte të shkonte për vizitë në Berat. Vëllai shkoi për t’i takuar, por nuk donte të shkonte atë kohë sepse ishte i zënë me punë tek shtëpia që po rregullonte. Kur u kthyen vëllai vuante nga dhimbja e kokës, kishte dhimbje të forta koke. Ne nuk kemi vuajtur në familje nga ndonjë sëmundje, edhe ai nuk duhet të kishte. Vëllai iku nga shtëpia edhe nuk u kthye më. Në muajin dhjetor nusja e vëllait ka lindur, në muajin shtator vëllai u vetëvra”, thotë ajo.

Më shumë

spot_img