Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I vdiq gruaja në maternitet, burri i del para Olsian Çelës: Më ndihmoni, prokurori nuk më pret në zyrë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori Olsian Çela ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me rastet e bujshme që po hetohen. Çela tha se ka kërkuar transparencë të plotë nga prokurorët për mediat dhe për publikun.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një numër të shumtë të rasteve për krimet zgjedhore, të cilat po hetohen me vlerësim maksimal.

Gjatë kohës që ai po largohej, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është ndaluar në rrugë nga i afërmi i Elisabeta Lamajt, e cila ndërroi jetë pasi lindi fëmijën në maternitetin e Fierit.

Familjarët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë dhe që sipas tyre i kanë bërë injeksion të gabuar.

I afërmi i 31-vjeçares që ka humbur jetën i ka kërkuar ndihmë prokurorit Çela, pasi vetë prokurori i çështjes nuk i priste në zyrë.

“Paraqitni një kërkesë për vendimet tuaja”,- i është përgjigjur Çela.

Prej kohësh ata kanë dalë në protestë pranë prokurorisë së Fierit dhe kërkojnë që të vendoset drejtësi.

Pas më shumë se një muaji nga vdekja e Elisabeta Lamajt gjatë lindjes në spitalin e Fierit, familjarë të saj u rikthyen tek dyert e prokurorisë se qytetit.

Ata kërkojnë drejtësi dhe të mbahet përgjegjësi nga mjekët për vdekjen e të afërmes se tyre.

“Vritet në rrugë një person, shoferi futet menjëherë në burg. Ai doktori i vdes njerëzit me injeksione dhe nuk futet në burg. Të paktën të pezullohet nga puna, gjëja më elementare. Do vijmë përditë derisa të dalë një përgjigje nga prokuroria sepse e kanë lënë çdo gjë në harresë, asnjë masë nuk është marrë. I lutem shtetit dhe Prokurorisë së Fierit që të vërë dorën në zemër për ato dy vajza që janë jetime. Nuk do ndalemi derisa të gjejmë drejtësinë, ose do e bëjmë vetë drejtësinë. O të na i zgjidhë problemin shteti, o ndryshe ne do hakmerremi vetë, do vemë ta vrasim atë doktorin”,- kanë thënë familjarët e 31-vjeçares.

Kujtojmë se Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në 2 Prill të këtij viti. Sipas mjekëve e reja pësoi arrest kardiak ndërsa u arrit që foshnja të shpëtohej.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img