Hapësire reklamuese

Bota

I vaksinuar plotësisht, sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare rezulton pozitiv me Covid

Shkruar nga Newsbomb
I vaksinuar plotësisht, sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Mayorkas edhe pse ishte i vaksinuar plotësisht, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme.

"Sekretari Mayorkas rezultoi pozitiv këtë mëngjes për Covid-19 pasi bëri një test si pjesë e protokolleve rutinë para udhëtimit," tha DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara) në një njoftim në tëitter.

"Ai është plotësisht i vaksinuar dhe do të izolohet dhe do të punojë në shtëpi sipas protokolleve. Gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar", thuhet ndër të tjera.

Sekretari ishte planifikuar të udhëtonte në Kolumbi së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, por tani duhet të karantinohet.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.