Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I urojmë Vjosës rrugëtim pa diga dhe pengesa”, Tritan Kalo uron presidenten e Kosovës dhe ngre pyetjen: Po me Metën ç’do ndodhë më 26 prill?

Shkruar nga Newsbomb
“I urojmë Vjosës rrugëtim pa diga dhe pengesa”,

Mjeku i Spitalit Infektiv Tritan Kalo ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për detyrën e re.

“Ti urojmë VJOSËS së Kosovës të rrugëtojë pa “diga e pengesa” në udhën e drejtimit të kësaj pjesë të Trojeve tona Arbërore”, shkruan Kalo ndër të tjera në postimin e tij.

Por mjeku i njohur ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në 26 prill, duke iu referuar deklaratës së Metës se do të japë dorëheqjen nëse zgjedhjet i fiton Partia Socialiste.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane.... 4.04.2021 ora 19::40.... “Abeamus Presidente” të Shqipërisë së andej Drinit...Ti urojmë VJOSËS së Kosovës të rrugëtojë pa “diga e pengesa” në udhën e drejtimit të kësaj pjesë të Trojeve tona Arbërore... JU vaftë sa më mbarë zonja Presidente!!!....Po me Presidentin e Shqipërisë së këndej Drinit çfarë do ndodhë vallë më 26 Prill 2021....Të presim e të shikojmë... Ajo që të parët tanë na kanë mësuar është fakti se Shqipëria e andej dhe këndej Drinit ishte, është dhe kurdoherë do të jetë një dhe e pandarë....TOGETHER FOREVER!!!


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll