Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

I ulur në shkallët e ministrisë bashkë me qenin, të riun në Tiranë “e gjen belaja” dhe përfundon në komisiariat, ja sa është dënuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 29-vjeçar është përballur me një situatë të pazakontë në Tiranë. Sipas asaj që raporton “Euronews Albania”, Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti dhe në një moment ishte ulur në shkallët e Ministrisë së Brendshme.

Teksa qëndronte i ulur aty, polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë, por i riu e ka kundërshtuar.

Më pas polici ka lajmëruar shefin e tijdhe 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku sipas pretendimit të policëve, ai i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Sipas gjykimit të shkurtuar i riu u dënua me 20 ditë burg, por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img