Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ulur në karrige duke folur në telefon, viktima ngjitur me të; si shpëtoi nga vdekja ish-Prokurori Adriatik Cama që u plagos sot në lokal

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot paradite në një lokal afër Gjyaktës së Tiranës, te ish-ekspozita.

Mexhit Picari me një pistoletë TT hyri në lokal dhe qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj. Ky i fundit ishte në proces divorci me vajzën e autorit, Dhurata Saliajn. Mirëpo nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ishte në rolin e avokatit në këtë çështje divorci.

Sic shihet në foto, ai është ulur në karrige duke mbajtur barkun me dorë, ndërkohë që u plagos nga autori Mexhit Picari. Ish-prokurori Cama mori një plumb afër gjoksit në pjesën e sipërme të kraharorit, duke dëmtuar klavikulën.

Ai ndodhet ende në operacion dhe është jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht plumbi nuk i kapi asnjë organ jetësor apo ndonjë venë kryesore gjaku.

Pamje nga vendngjarja

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan neësbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan neësbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

1- Lexo edhe:Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama
2- Lexo edhe:Burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin
3- Lexo edhe: Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin
4- Lexo edhe: Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari
5- Lexo edhe: Dalin FOTOT, ky është Mexhit Picari dhe Kudret Saliaj
5- Lexo edhe: “Do ta sjell gocën copa-copa”; Si Mexhit Picari ekzekutoi dhëndrrin që ndau vajzën nga tre fëmijët

6- Lexo edhe: RENEA gjen në Lanë armën e Mexhit Picarit, me këtë pistoletë vrau ish-dhëndrin dhe plagosi avokatin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu