Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

I uli dënimin të burgosurit me 15 vite dhe pengoi dy ekstradime, gjyqtari Sami Ujkashi rrezikon përjashtimin me dy vite nga detyra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, do përballet me një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi rezulton se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka kryer shkelje të rënda në disa raste vendimarje.

Që prej datës 1 dhjetor 2022, mësohet se KLGJ i ka ndezur dritën jeshile kërkesës së depozituar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, e cila ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor dhe penalizimin e gjyqtarit Ujkashi, duke e ndëshkuar atë me 2 vite pezullim nga detyra.

“Ora News” mëson se hetimi disiplinor ka filluar për shkelje të legjislacionit material, shkelje disiplinore me dashje si dhe cenim të imazhit të magjistratit dhe të besimit tek sistemi i drejtësisë.

Relator i këtij procedimi disiplinor është zgjedhur anëtari i KLGJ-së, Ridvan Hado, i cili pritet në ditët në vijim të hapë gjykimin e gjyqtarit të Kukësit Sami Ujkashi.

Sipas të dhënave hetimi disiplinor është bazuar në një vendimarrje për ulje dënimi dhe lirim në kundërshtim me ligjin për një person që ishte dënuar me 15 vjet burgim. Njëherësh rasti në fjalë do gjykohet edhe për moszbatim të legjislacionit në dy episode ekstradimi, të cilat kanë sjellë dështimin e procedurës në Shqipëri.

Gjyqtari Ujkashi, është anatemuar publikisht si një magjistrat me probleme, për shkak të vendimarrjeve që ai ka dhënë për sa i përket ndërtimit të një sërë hidroçentraleve në luginën dhe Parkun Kombëtar të Valbonës.

Ndër të tjera në 18 tetor 2021, gjyqtari i Kukësit Sami Ujkashi, me kërkesë të prokurorit Xhevahir Lita, ka pushuar të gjitha akuzat për ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili u përlesh fizikisht me 5 policë, duke i shpëtuar arrestimit.

Abedin Oruçi akuzohej për 5 vepra penale nga prokuroria e Kukësit. Në vitin 2012 gjyqtari Ujkashi u dërgua në gjyq nga Prokuroria Tiranës me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike. Ujkashi akuzohej se kur ishte avokat në vitin 2010, kishte ndërhyrë si sekser në Gjykatën e Apelit Shkodër për lirimin nga burgu të një vrasësi i dënuar me 20 vite burg.

Sipas akuzës, Ujkashi, me cilësinë e avokatit, ka pranuar shumën prej 50.000 eurosh me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Prokuroria kërkoi një vit burg për Ujkashin, duke u mbështetur në përgjime dhe dëshmi, por Gjykata e Tiranës, në vitin 2013 e shpalli të pafajshëm. Ujkashi u rikthye në sistem dhe mori pagat për gjithë periudhën e pezullimit. /Ora News

Më shumë


spot_img









spot_img