Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

‘I trishtuar për Shqipërinë’, Ralf Gjoni: Negociatat edhe Danimarka skeptike

spot_img

Lajme të ngjashëm

e7542ab24aee048e38bf7dbe73d5f237

Ditën e sotme një grup nga parlamenti Shqipërisë ka zhvilluar një vizitë në parlamentin e Danimarkës.

Për këtë vizitë ka reaguar deputeti i opozitës Ralf Gjoni, i cili përmes një statusi në ‘Facebook’ shhprehet thellësisht i trishtuar.

Sipas Gjonit, vendi jonë reflekton imazh negativ në shumë vende anëtare të BE dhe Shqipëria nuk do të avancojë dot asnjë hap pa filluar nga puna SPAK & BKH.

‘Në Kopenhagen ku u takuam me Komisionin për Çështjet Evropiane në Parlamentin Danez. Thellësisht i trishtuar për skepticizmin që ndjemë ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe imazhin negativ që vendi ynë reflekton në shumë vende anëtare të BE. Shqipëria nuk do të avancojë dot asnjë hap pa filluar nga puna SPAK & BKH e pa një reformë të thellë të sistemit zgjedhor që të garantojë votën e çdo qytetari shqiptar e të mundësojë largimin një herë e mirë të kësaj kaste mafjoze politike që ka kapur peng të ardhmen evropiane të secilit prej nesh’, shkruan deputeti.

Më shumë

spot_img