Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

I treti në listën e Shkodrës, Benet Beci: Ftesën ma bëri personalisht Rama, ja pse e pranova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

57f30657b8a000a5642a6ef256e077b2

Administratori i KESH Benet Beci është renditur i treti në listën e PArtisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se ftesa i është bërë drejtpërdrejtë nga kryeministri Rama, ndërsa theksoi se vendimi nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Po është e vërtetë që kam shumë vite në sektorin e investimeve publike dhe njëkohësisht në sektorin e administrimit publik. Për 13 vjet si drejtues Fondit Shqiptar të Zhvillimit kam pas mundësi të jem pjesë e shumë projekteve të rëndësishme me donarët dhe të qeverisë shqiptare. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme por edhe shumë prurje për zhvillimin urban dhe rural të vendit, dhe eksperienca me donarët me thithjen e fondeve ka qenë po ashtu një kontribut i jashtëzakonshëm në këto vite.

Edhe më tej, eksperiencat në KESH, kanë qenë eksperienca të marrëdhënieve dhe të koordinimeve edhe me sektorë të tjerë publikë, sic kemi pas mundësi të operojmë. Po besoj se kjo vjen natyrshëm, për të përdorur eksperiencat e tua profesionale në sektorë të tjerë ose më tej edhe në politikë. Kështu që, nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është një rrjedhë e natyrshme në vijueshmërinë e rritjes profesionale.

Ftesën e kam marrë drejtpërdrejtë nga kryeministri Rama, të cilin e falënderoj shumë për këtë detyrë. Kemi diskutuar, biseduar, analizuar dhe shkëmbyem argumenta, them ka qenë një vendim i pjekur pas një diskutimi të gjatë”, u shpreh Beci.

Më shumë

spot_img
spot_img