Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

I tregoi gishtin e mesit banorëve të Astirit dhe u shpall ‘non-grata’ nga Meta, shefit të OSBE Borchardt i mbaron mandati dhe largohet nga Tirana

spot_img

Lajme të ngjashëm

e45f8231bc86070d33495ba1ba742f63

Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt do të largohet nga Tirana, pasi I përfundon mandati në datën 2 shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një letre drejtuar miqve dhe kolegëve, ndërsa shprehet se për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë nuk mund t’I ftonte për një ceremoni lamtumire.

Borchardt u bë i “njohur” për shqiptarët kur I drejtoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, gjest për të cilin u shpall “non-grata” nga Presidenti Meta.

Ai u shfajësua duke thënë se protestuesit e kishin ofenduar dhe gruaja e tij ishte trembur, por kjo nuk ishte një arsye bindëse për të justifikuar gjestin e pahijshëm që bëri.

Letra e Borchardt:

Të dashur miq dhe kolegë,

Pas shtatë vitesh në Shqipëri dhe katër vjet si Shef i Prezencës së OSBE-së, tani jam duke arritur gjatësinë maksimale të një mandati të Shefit të Misionit. Unë jam duke u larguar nga Shqipëria në 2 Shtator.

Pas kaq vitesh do të qëndroj në kontakte me Shqipërinë dhe me shumë miq këtu. Jam i sigurt se do të takoj shumë prej jush kur vizitoj këtë vend të bukur dhe interesant.

Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Më vjen keq që në kushte COVID nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal.

OSBE është në proces të rekrutimit të pasardhësit tim. Në ndërkohë, për çdo pyetje programatike, ju lutemi kontaktoni znj. Jelena McCoy ([email protected]), për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac ([email protected]). Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga ([email protected]).

Mund të më kontaktoni tek [email protected]ëeb.de, ose me postë nën Bernd Borchardt Uhlgasse 2 53157 Bon / Gjermani

(Si nëpunës në pension në pension sigurisht që nuk do t’i kontrolloj postat e mia rregullisht J)

Ju uroj gjithçka më të mirë, qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm!

 Bernd Borchardt

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img