Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

‘I transferuat godinën bashkisë në mënyrë të paligjshme’, Hajdari i kujton Ramës vitet si kryetar bashkie: Doje të merrje edhe Teatrin e Kukullave, nuk të lejoi Gjykata Kushtetuese

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja Rudina Hajdari e ka marrë fjalën përsëri në interpelancën me kryeministrin Rama, ndërsa këtë herë ka folur mbi parregullsinë që është bërë kur godina e Teatrit ka kaluar në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Ajo është shprehur se bashkisë i janë kaluar mbi 1200 metër katrorë ndërtesë, por ndërtesa e vërtetë është mbi 2800 metër katrorë, duke e bërë këtë kalim pronësie të paligjshëm.

Hajdari i ka kujtuar Ramës edhe kohën kur ishte kryetar i bashkisë Tiranë, duke i thënë se Rama ka tentuar edhe të marrë në pronësi të bashkisë Teatrin e Kukullave, por Gjykata Kushtetuese nuk e ka lejuar.

“Nëse do i shtroni pyetjet nëse vendi i duhet një teatr i ri, patjetër i duhet. Ajo që bëtë ju është se i përçatë artistët. Kur i kanë thënë këto ata, para 21 vitesh? Çështja është se a duhet t’i ruajmë ne, këtu ndahet botra civile me atë barbare. Uroj që një ditë të jehs i ulur te banka e të akuzuarit. Ka disa VKM të qeverisë së asaj kohe që i mabni mend fare mirë. E mbani mend në vitin 2000 për shpalljen “Monument Kulture” Teatri Kombëtar. Keni qenë kryetar bashkie, dhe aty shkruhej se ky monument kulture duhet të ruhej. Ai teatër nuk është restauruar asnjëherë, a mos është bërë në mënyrë të qëllimshme në 17 vite?

 Sapo keni ardhur në qeveri në 2017 VKM 325 “Për shpalljen e Qendrës Historike”, e keni përgjysmuar këtë qendër historike. Pse e keni bërë?
Te teatri prekët shumë njerëz, dhunuat pafund, nuk pyetët askënd. Problemi juaj vazhdon sepse në VKM 377 në 2020 i keni kaluar Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe 5522 metër katrorë, nga të cilat mbi 1200 metër katrorë ndërtesë, e teatrit eksperimental, ndërsa Teatri Kombëtar është më shumë se 2800 metër katrorë. Si e keni bërë këtë gjë? Mos ndoshta në mënyrë të paligjshme? Ju nuk ia keni transferuar godinën bashkisë, por megjithatë e prishët. Rezulton edhe diçka tjetër.

Në vitin 2000 keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar, sepse ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës. Teatri Kombëtar është institucion qëndror publik dhe nuk mund t’i transferohet bashkisë së Tiranës me VKM. Ky osesion di t’ju kushtojë rëndë. Ju po kontrolloni të tashmen sepse keni obsesion të kaluarën. Ata artistë janë duke menduar të ardhmen”, tha Hajdari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img