Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

I thyen këmbën dhe krahun avokatit me shkopa bejsbolli në Sarandë, policia indentifikon dhe shpall në kërkim tre autorët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë tre personat të cilët ditën e djeshme goditën me sende të forta avokatin, Marjel Mejdi (Mario Mejdini).

Burime për uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit me ininciale E. F., S. N. dhe A. R., janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr.4, në afërsi të portit të qytetit të Sarandës, diën e djeshme pas një konlikti për motive të dobëta, goditën me sende të forta në trup Mejdinin duke i shkaktuar fraktura të shumta të trup dhe thyerjen e këmbës dhe krahut.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjes së tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.   

Vijon puna për  lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Më shumë

spot_img
spot_img