Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

I thotë JO “Sputnik V”, Brazili refuzon të marrë vaksinat ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet e shëndetit në Brazil nuk kanë pranuar që vendi i tyre të marrë dozat e vaksinës “Sputnik V”, edhe pse 14 shtetet federale braziliane kanë nënshkruar kontratë me prodhuesit rus.

Enti Kombëtar brazilian për Kontrollin e Shëndetit (ANVISA) ka marrë vendim të mos  vaksinojnë qytetarët me vaksinën ruse “Sputinik V”, pasi sipas tyre thuhet se mundojnë shumë të dhëna dhe ky vendim është marrë në unanimitet.

 “Ne nuk do të lejojmë që miliona brazilianë të përdorin një produkt, i cili nuk i është kontrolluar si duhet cilësia, siguria dhe efekti”, tha presidenti i ANVISA-s, Antonio Barra Torres.

Ndërsa,drejtori i ANVISA, Machado Campos theksoi se vendimi vlen vetëm për këto momente. Sipas njoftimit janë vënë re disa parregullsi si gjatë zhvillimit ashtu dhe gjatë prodhimit të vaksinës vektoriale.

Vaksinat viktoriale janë një lloj vaksine e re, që bën pjesë në grupin e vaksinave gjenetike dhe ndryshojnë nga vaksinat klasike.

Vaksinat gjenetike nuk hedhin në trup një antigjen të caktuar, por hedhin materialin gjenetik dhe në bazë të tij trupi e krijon vetë antigjenin, për shembull prodhon vetë proteinën e mikrobit, i cili nxit reagimin e sistemit imunitar.

Në këtë mënyrë, një pjesë e procesit të prodhimit të vaksinës, që duhet të kryhet në laborator, bëhet në vetë trupin e njeriut.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img