Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“I thoshte mamit që flet me muret”, vajza e mitur e Zhabolit: Dua që babi të shërohet

Shkruar nga Newsbomb
“I thoshte mamit që flet me muret”, vajza e mitur e Zhabolit:

Dy fëmijët e mitur të Jetnor Zhabolit janë ata që e kanë përjetuar më keq dhunën dhe mbylljen e nënës dhe gjyshes në një apartament në zonën e Selitës së Vjetër në Tiranë. Bashkëshortja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa gjyshja është përpjekur që fëmijët të mos kuptojnë gjë nga dhuna.

Jetnori dhe bashkëshortja, siç kemi raportuar në dy artikujt e mëparshëm për dëshminë e bashkëshortes dhe nënës, kishin 15 vite të martuar dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë dy fëmijë. Një vajzë 9 vjeçe dhe një djalë 3 vjeç.

Edhe përse e vogël, vajza ka parë çdo ngjarje në shtëpi dhe gjatë rrugës për në shkollë. Ajo ka treguar në prani të një oficeri dhe psikologes, se babai e dhunonte vazhdimishtë nënën. Madje, në shumë raste dhe pa arsye, por nëna nuk reagonte.

Dy ditë para arrestimit, në datë 22 ose 23 Janar, çifti dhe fëmijët kanë shkuar në fundjavë te shtëpia e gjyshes dhe gjyshit dhe aty Jetnori pasi i ka bërtitur gruas dhe e ka qëlluar.

Lexo edhe: Dëshmia tronditëse e gruas së Zhabolit: Jetoj si në burg prej 1 viti, s’duroj dot më!

"Babi i bërtet mamit pa arsye, ajo nuk bën ndonjë gjë. Babi bëhet shpesh i dhunshëm. Ndodhi dhe herën e fundit para dy ditësh në fundjavë, tek shtëpia e gjyshes dhe u zu dhe me gjyshin. Babi Jetnori e goditi mamin me dorë, kur kaloi që mori cigaret veshi xhupin dhe e goditi mamin tek koka dhe i tha "***", ka treguar vajza e mitur.

Ajo rrëfen se të dy prindërit e çonin përditë në shkollë me makinë dhe babai e shanë dhe i bërtet të ëmës pa arsye. Madje, e mitura ka treguar se i ati i bërtet dhe vëllait 3 vjeçar.

"Babai i thotë mamit që ajo flet me muret dhe i ka vënë kamer mamit tek koka e krevatit për ta monitoruar çdo natë. Babi thotë se mami dëgjon zhurma po zhurma nuk ka", tregon e bija. Situata në familje dhe dhuna që Jetnor Zhaboli ka ushtruar ndaj bashkëshortes ka ndikuar tek 9 vjeçarja edhe gjatë shkollës.

Ajo qan gjatë gjithë kohës në shkollë dhe kur e kanë pyetur shokët dhe mësuesit, nuk ua ka treguar arsyen. "Ndihet shumë mirë tani që po i tregon këto gjëra me ne", thuhet në procesverbalin e mbajtur në prani të oficerit dhe psikologes.

Lexo edhe: Nëna rrëfen lutjet për Jetnorin: Është sëmurë, i duket sikur dëgjon zhurma nga muret!

Çdo fëmijë padyshim i do të dy prindërit pranë. Edhe pse Jetnor Zhaboli është “masakruar” në rrjete nga komentet e opinionit publik, dëshira e vajzës është: “Dua babi të mjekohet, dua që ai të shërohet”.

Ndër të tjera, në procesverbal evidentohet se vajza ka frikë për nënën e vet nëse gjyshërit që kanë ndjenjur këto ditë, do të largohen. Gjatë gjithë dëshmisë së saj, vajza e vogël tregon dhunën sistematike të babait ndaj nënës. Tashmë është drejtësia shqiptare që do të thotë fjalën e fundit, sikurse edhe po merr ndihmën e nevojshme nga uniformat e bardha për problemet e spektrit mendor që ka shfaqur.

*** Duke qenë se ngjarja është ende nën hetim dhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë të saj, Newsbomb.al në zbatim të misionit të vetë dhe në respekt të etikës gazetareske nuk po e publikon të plotë dëshminë e familjarëve dhe as identitetet e tyre!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese