Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

I thanë ke gjendje gripale, afgani i strehuar në Shqipëri ndërron jetë në spital (DYSHIMET)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas i evakuuar nga Afganistani dhe që strehohej në vendin tonë ka ndërruar jetë për shkaqe të paqarta, pasi u përcoll në tre spitale të ndryshme në vendin tonë, raporton newsbomb.al.

Mësohet se 69-vjeçari Muhamed Farid ishte ndjerë keq nga dhimbjet në gjoks, gjatë qëndrimit në hotel “Kolaveri” në Golem dhe është paraqitur fillimisht në spitalin e Kavajës i shoqëruar nga vajza e tij, Fatima. Por mjeku i shërbimit në Kavajë e ka përcjellë për në spitalin e Durrësit, pasi në spitalin e Kavajës nuk kishte pajisje për kryerjen e skanerit.

Së bashku me vajzën, afgani është drejtuar në spitalin e Durrësi, ku e kanë përcjellë sërish duke i thënë se kishte vetëm një gjendje gripale, mëson newsbomb.al.

Por pasi është kthyer në hotel, rreth orës 03:00 të natës, gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar së tepërmi dhe Muhamed Farid është dërguar drejt spitalit të Infektivit në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Burime për Newsbomb.al thanë se për kthimin dhe trajtimin në hotel të 69-vjeçarit afgan ka qenë vajza e tij ajo që e ka kërkuar si dhe ka firmosur.

I njderi dyshohet se vuante nga tensioni dhe diabeti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img