Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

I tha se nuk është lider, por të bëhet burrë, Basha paralajmëron Ramën: Kudo që të shkosh do na gjesh me gjithë fuqinë tonë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

73e0719cc2aad4b0dbd58fa21736a76c

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale, lidhur me përplasjen e militantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan.

Kujtojmë se Rama bëri reagime të njëpasnjëshme, ku kritikoi veçanërisht Bashën, duke i thënë që të shkëputet nga zinxhirët e Metës, Berishës e Kryemadhit.

Sipas Ramës, Basha nuk mund të jetë lider, por të paktën të bëhej burrë.

Nga ana tjetër, Basha ka shkruar në rrjetet sociale se koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë.

Kreu i PD-së është shprehur se kudo që shkon, Rama do t’i gjejë me të gjithë fuqinë e tyre.

“Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kriminelë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë”,- shkruan Basha. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img