Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“I tha rektorit jepja kësaj ZONJËS se të zhduka”, Berisha: Kampusi u sabotua sepse Shullazi do të përfitonte tenderin

Shkruar nga Newsbomb
“I tha rektorit jepja kësaj ZONJËS se të zhduka”,

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogët këtë të mërkurë mbi sfidat e arsimit të lartë. 

Në një moment të  bashkëbisedimit me ta, Berisha risolli në vëmendje projektin e kampusit univeristar. Ai tha se ideja e këtij projekti u sabotua dhe u zhduk, pasi sipas tij përfitues i tenderit do të ishte Emiljano Shullazi.

“Ku është kampusi? A e dini pse u sabotua, se Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit. I doli rektorit aty dhe i tha jepja kësaj zonjës se të zhduka. Kjo është e vërteta. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk. Se çfarë është atje tani, çdo gjë por kampus nuk është, pas 8 vitesh”, tha Berisha para pedagogëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll