Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

I tha “mos na çaj tr*pin shumë”, drejtori i kompanisë së naftës i kërkon falje publike gazetares: Më vjen keq që bëhem i famshëm për një episod dhune

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i kompanisë “Terra Oil Swiss”, Edmond Bejtaj ka kërkuar falje gazetarës së “Fax News”, pasi disa ditë më parë gjatë protestës së banorëve të Visokë, ai nuk kurseu ofendimet kundrejt saj,

Bejtat shprehet se nuk do të kishte dashur që të bëhej pjesë e kësaj situate të tille dhune, mirëpo duke marrë parasysh presionin e ushtruar dhe gjendjen e irrituar nga banorët reagimi i tij ishte instiktiv.

Ndër të tjera, Bejtaj shtoi se: Më vjen keq që bëhem i famshëm për një episod dhune, ndërkohë që jam i famshëm për qytetarinë

“Ajo ndjesë e kërkuar nga unë është në radhë të parë për ty, dhe për të gjithë grupin e gazetarëve, një ndjesë e sinqertë dhe me një vërejtje të lehtë, për mundësinë që kishin secila prej palëve që të tregoheshin të kujdesshme. Unë kërkova që takimi të bëhej në zyrëm dhe u detyrova që të zbrisja dhe të përballesha me një turmë banorësh të acaruar.

Ju duhet ta kuptoni dhe situatën në të cilën unë ndodhesha, unë duhet tiu kërkoj juve njëlloj përgjegjësie për menaxhimin e situatës, unë nxora një frazë të gabuar, dhe ju ishit në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, e megjithatë ajo ndodhi. Jeni ofenduar ju dyja të parat, ndihem i ofenduar dhe unë, ndihen të ofenduar dhe shoqata gazetarësh, shoqata grash, të cilat panë një lloj dhune verbale, nga një person që është i veshur me një lloj pushteti.

Unë nuk mund ti shpëtoj përgjegjësisë, ama kur zihen dy veta askush nuk është pa faj, unë përgjegjësitë e mija i kam gjetur dhe i pranoj, dhe për këtë iu kërkoj ndjesë. Atyre që janë bërë spektatorë së largu iu tërheq vëmendjen, pasi janë të paaftë që të vlerësojnë kushtet në të cilat ka ndodhur ajo situatë.

Më vjen keq që bëhem i famshëm për një episod dhune, ndërkohë që jam i famshëm për qytetarinë. Ky është një objekt privat, unë mund të kisha zgjedhur që të isha shmangur atë ditë, mos të pranoja fare të dilja, bëra një llogaritje të pasojave, që mund të vinin forcat e rendit. Unë dola me ndërgjegje përballë kamerave, nuk ishte thjesht një celular, ishte reagim instiktiv, por edhe i detyruar, çështja duhet gjykuar ashtu siç edhe ndodhi.

Te ne janë të mirëpritur të gjithë, jo vetëm gazetarët por edhe qytetarët e thjeshtë, jeni të mirëpritur të gjithë, për më tepër ndaj teje që u bëre viktima, unë nuk kam qejf që ta quaj dhunë. Ty personalisht të kërkoj falje, se je në moshën e vajzës sime, por ndodhi, na mbetet ti kërkojmë ndjesë njëri tjetrit, është në zgjedhjen tuaj, që të më kërkoni falje sadopak nëse ndiheni përgjegjës për incidentin”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img