Hapësire reklamuese

Aktualitet

“I sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë”, Kryeministria reagon për sulmin kibernetik: Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri...

Shkruar nga Newsbomb
“I sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë

Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik dhe bllokimin përkohësisht në aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Në reagimin e Kryeministrisë thuhet se Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sipas Kryeministrisë sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

“Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reagimi i plotë i Kryeministrisë:  

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll