Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shtrirë në tokë me njerëz rrotull, kush është Rukja i Burrelit që u përplas për vdekje sot paradite në qytet

Shkruar nga Newsbomb
I shtrirë në tokë me njerëz rrotull, kush është

Një aksident me vdekje ndodhi sot në qyetetin e Burrelit, ku për pasojë një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Haqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Ai u dërgua me urgjencë, por nuk mundi të mbijetojë. Haqif Ruka “Rukja i Burrelit” mësohet se ishte një endacak shumë i njohur në qytet, dhe të gjithë e kishin përzemër dhe e ndihmonin sa herë mundeshin.

Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi pasi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe cili ka qenë shoferi i mjetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.