Hapësire reklamuese

Politikë

I shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore, Soreca fton në zyrë vajzën nga Përmeti: Të rinjtë shqiptarë janë qytetarët e ardhshëm të BE

Shkruar nga Newsbomb
I shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore, Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka ftuar në zyrë vajzën nga Përmeti, e cila i shprehu dëshirën që të bëhet prokurore.

Përmes një postimi në Tëitter, diplomati i BE shprehet se me Esmeraldën diskutuan për të ardhmen e saj, ku thekson se do të ofrojë mbështetje të plotë dhe do të mbajë kontakte gjatë studimeve të saj në Fakultetin Juridik.

“Gjatë “Javëve të Evropës2021”, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian’- shkruan Soreca në Twitter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese