I shpëtoi tragjedisë së Kullave Binjake, vdes nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 17:25 05-07-2020 I shpëtoi tragjedisë së Kullave Binjake, vdes nga koronavirusi

Një burrë që u bë i famshëm prej një fotografie e shkrepur gjatë rrëzimit të Kullave Binjake në Nju Jork ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Stephen Cooper ishte një elektriçist nga Nju Jorku që u fotografua në shtator të vitit 2001 së bashku me një grup njerëzish teksa i largoheshin rrëzimit të “World Trade Center”, ndërsa në sfond dukej reja e madhe e pluhurit.

Ai ndërroi jetë në 28 mars të këtij viti, në moshën 78-vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Fotografia e famshme u shkrep nga një fotoreporter i “Associated Press” dhe të nesërmen e tragjedisë mbushi faqet e para të gazetave në gjithë botën, përfshi edhe në revistën e famshme Times.

sdgfswgwg3gh3h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010583877563477
array(1) { ["section"]=> string(68) "i-shpetoi-tragjedise-se-kullave-binjake-vdes-nga-koronavirusi-212918" }