Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

I shpëtoi rrezikut për jetën, Boris Johnson flet për herë të parë nga shtëpia: Trupi im filloi të marrë oksigjen vetëm falë përkujdesit të 2 infermierëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1c7fc4073fd824a830d3280a3a60fe6d

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin ditën e sotme, për të vazhduar kurimin në shtëpi.

Përmes një videomesazhi, ai ka falenderuar bluzat e bardha, të cilat i shpëtuan jetën për përkujdesin intensive që i kanë kushtuar gjatë 48 orëve.

Johnson ka veçuar dy infermierët Jenny nga Zelanda e Re dhe Luis nga Portugalia, duke thënë se kujdesi dhe ndërhyrjet e tyre ishin “arsyeja që në fund trupi i tij filloi të marrë oksigjen të mjaftueshëm”.

Kryeministri shprehu optimizëm se Britania e Madhe do e kaloj këtë betejë të jashtëzakonshme kombëtare kundër koronavirus.

‘Kam dëshmuar guxim personal jo vetëm të mjekëve dhe infermierëve, por të të gjithëve: pastruesit, kuzhinierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor të çdo përshkrimi, fizioterapi, radiografë, farmacistë”.

‘Kjo është arsyeja pse ne do ta mposhtim këtë koronavirus dhe do ta mposhtim së bashku. Ne do të fitojmë sepse NHS-ja jonë është zemra rrahëse e këtij vendi. Është më i miri i këtij vendi dhe ei pakonkurueshme. Ai mundësohet nga dashuria’, përfundoi Johnson.

Kujtojmë që Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars, së bashku me të fejuarën shtatzënë.

Ai shfaqi simptoma të rënda të koronavirusit dhe u shtrua në spital, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img