Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpëtoi plumbave në Shkodër, Selami Brahimi shok me Sokol Licin, dyshohet se...

Shkruar nga Newsbomb

Motivet për atentatin e dështuar ndaj Selami Brahimit mbeten ende mister. Selami Brahimi u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në lagjen “ Xhabije” të Shkodrës.

Teksa ndodhej brenda automjetit “Citroen C3”, persona të paidentifikaur qëlluan në drejtim të tij duke e lënë të plagosur. Pas atentatit të dështuar autori/ët u lkarguan nga vendngjarja dhe u aratisën.

Në dëshminë e tij për policinë Selami Brahimi ka mohuar që të ketë konflikte më ndonjë person, ndërsa ka thënë se nuk ka mundur të shikonte  autorët.

Lexo edhe: I shpëtoi atentatit në Shkodër, Selami Brahimi: Mund të më kishin qëlluar në kokë

Ndërkaq burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se Selami Brahimi rezulton të jetë shok i afërt me të fortin ë Shkodrës, Sokol Lici nga banda e fisit Lici në Shkodër.

Për rrjedhojë dyshiohet se goditja e Brahimit mbrëmë të ketë lidhje  më tepër me rrethin e tij shoqëror se sa me të kaluarën e tij kriminale në qytetin e Shkodrës.

Selami Brahimi Selami Brahimi

Sipas burimeve Selami Brahimi, është njeriu më i afërt dhe i besuar i Sokol Licit, njërit prej vëllezërve Lici në Shkodër. Goditja e tij me armë me qëllim vrasjen, besohet se është kryer pikërisht për shkak të afrimitetit dhe shoqërisë që ka ai me Sokol Licin.

Grupet rivale në Shkodër, e kanë treguar qartazi edhe përmes komunikimeve “Sky” se në pjesën më të madhe, thurin plane për të vrarë “ushtarët”, duke e pasur më të lehtë për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në në Shkodër, në lagjen “Xhabije”. Selami Brahimi u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej brenda automjetit të tij “ Citroen C3”. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave Brahimi mbeti i plagosur lehtë. Zona ku ndodhi ngjarja ka qenë mjaft e populluar në atë orar dhe njerëzit kanë vrapuar të tmerruar ku të mundnin.

Lexo edhe: Të shtënat me armë në Shkodër, Policia: U plagos shoferi, autorët janë larguar!

Ky shtetas nuk rezulton të jetë i skeduar nga Policia e Shtetit dhe hetuesit janë duke hetuar për çdo pistë të mundshme.

Lexo edhe: I biri në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i Ibrahim Licit shkon në SPAK

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese