Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

I shpëtoi dënimit pasi korruptoi gjykatësin, arrestohet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet në Britaninë e Madhe Gentian Doda, shqiptari i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 në Burrel, por që arriti t’i shpëtojë dënimit me 20 vite burg pasi korruptoi gjyqtarin Shkëlqim Miri.

albsig

spring

Doda është arrestuar gati tre muaj më parë në Britani, raporton “News24”, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat.

Krahas procesit në gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërkuari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit.

Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.

Gentian Doda u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u arrestua atje për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img